Shkurt.ch
Fillon “Schwingerfest”, festa e mundjes tradicionale zvicerane
Buxheti i sivjetmë i garës që konsiderohet më e madhja në Zvicër është 25 milionë franga
Në Burgdorf të Kantonit të Bernës është bërë sot hapja solemne e festës së mundjes (Schwingen) dhe sporteve tjera tradicionale popullore zvicerane. Është ky një manifestim i përvitshëm në nivel nacional me karakter garash dhe feste popullore, ndër më të mëdhatë që organizohen në Zvicër.
Deri të dielën, kur festa përfundon, pritet që atë ta vizitojnë rreth 250 mijë veta. Garat e vërteta në mundje do të fillojnë të shtunën në mëngjes. Në kategorinë që garon e para pritet një luftë e ashpër në mes të bartësit aktual të kurorës së “mbretit të mundjes” (Schwingerkönig) Kilian Wenger dhe ish bartësit të këij tiulli Arnold Furrer.
Këtë vit është ngritur enkas për këtë festë arena provizore më e madhe “Emmental Arena” që është ngritur deri më tash në Zvicër. Ajo zë më shumë se 50 mijë shikues dhe qysh tash janë shitur të gjitha biletat e hyrjes. Për këtë arsye në afërsi do të ketë zona të posaçme për shikim të garave nga ekranët e mëdhenj.
Buxheti i sivjetmë i garës që konsiderohet më e madhja në Zvicër është 25 milionë franga.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër












