Kosova
Fillon verifikimi i patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës në konsullatat e Gjermanisë
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe nënshkrimit të saj më 6 prill 2022 nga ana e ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale për Transport dhe Digjitalizim të Gjermanisë, z. Oliver Luksic, ka filluar tashmë procesi i konvertimit të patentë shoferëve në të gjitha landet gjermane, transmeton albinfo.ch.
Andaj, me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, dëshirojmë t`ju informojmë se gjashtë misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (përkatësisht në Berlin, në Düsseldorf, në Frankfurt, në Hamburg, në München dhe në Stuttgart), kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, konkretisht lëshimin e vërtetimeve, përmes të cilëve vërtetohet marrja e patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë.
VËNI RE: Në rast se qytetarët aplikojnë për konvertim të patentë shoferit tek institucionet kompetente gjermane (Führerscheinstelle), atëherë ky verifikim bëhet përmes komunikimit zyrtar (me e-mail) ndërmjet dy institucioneve kompetente (Führerscheinstelle dhe misionit konsullor). Këtë shërbim misionet konsullore e kryejnë pa pagesë.
Ndërsa, qytetarët të cilët dëshirojnë të pajisen paraprakisht me vërtetim, atëherë misionet konsullore të Republikës së Kosovës do të lëshojnë një vërtetim të tillë, përmes të cilit dëshmohet marrja e patentë shoferit në procedurë të rregullt në Kosovë. Për këtë shërbim duhet paraprakisht të bëni termin në misionet konsullore. Lëshimi i këtij vërtetimi do të kushtojë 20 €.
Për çdo informacion shtesë, mund t`i kontaktoni njërën nga misionet konsullore më të afërta:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin/Shërbimi Konsullor
Tel: +49 30 240 476 90
Konsullata e Përgjithshme në Düsseldorf
Tel: +49 211 54 222 222
Konsullata e Përgjithshme në Frankfurt
Tel: +49 69 271 339 20
Konsullata e Përgjithshme në Hamburg
Tel: +49 40 399 089 901
Konsullata e Përgjithshme në München
Tel: +49 891 598 617 20
Konsullata në Stuttgart
Tel: +49 711 627 6770
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











