E-Diaspora
Film dokumentar për shqiptarët e Zvicrës
Kanë përfunduar xhirimet e filmit dokumentar zviceran “Welcher bist du“ (Cili je ti), prodhim i përbashkët shqiptaro-zviceran
Filmi trajton karaktere të ndryshme të shqiptarëve në Zvicër dhe është fokusuar në ngjarjet që lidhen me integrimin e tyre në jetën e këtushme zvicerane. Për shqiptarët flasin në film edhe kryetarja e qytetit të Wilit, si dhe personalitete të tjera zvicerane.
Xhirimet e filmit që është mbështetur nga qyteti i Wilit, Kantoni St.Gallen dhe Departamenti i Punëve të Brendshme i Kantonit të St.Gallenit kanë filluar para një viti.
Projekti filmik “Welcher bist du” i është besuar teatrit “Antika” dhe “International Film Europe Swiss” me regjisor dhe producent Valton Jakupi, një bashkëpunim me produksionin “New Vizion”, me kameraman Blerim Isenin.
Sipas producentëve Valton Jakupi dhe Felix Baumgartner, filmi është xhiruar në teknologjinë HD.
Premiera e filmit është paraparë të jepet në Kinë, e më pas në Zvicër.
Dokumentari do të shfaqet në të gjitha shkollat zvicerane, pastaj do të udhëtojë nëpër festivale të filmave evropianë.
Në këtë film, aktorët Shukri Ademi e Blerim Abazi luajnë rolin e migrantëve të ardhur në kohët më të hershme në Zvicër, kurse Lorik Jakupi, Altin Bektashi e Ensar Rashit luajnë rolet e fëmijëve shqiptarë që janë të integruar në shoqërinë zvicerane.
Kurse sipas organizatorës së filmit, njëherësh anëtare në Komisionin për Integrim pranë Komunës së qytetit Wil, rrjedha e filmit ka ecur mirë, me gjithë vështirësitë që ka shkaktuar moti, duke ndërprerë për disa ditë xhirimet. “Ishte kënaqësi të punohet me një ekip profesional të filmit”, tha organizatorja e fimit.
“Filmi do të tregojë realitetin e shqiptarëve. Jo që ndokush të mendojë se shqiptarët janë vetëm klasë punëtore, prandaj kemi dashur ta punojmë këtë film me dëshirë të madhe që të japë porosi se shqiptarët janë të integruar dhe sot janë në pozita udhëheqëse edhe në shtetin zviceran”, u shpreh regjisori i këtij filmi, Valton Jakupi.
Regjisori Valton Jakupin flet edhe për projektet e ardhshme. Ai bën të ditur se pas këtij është në plan filmi tjetër dokumentar që do të ketë në fokus temën e Kanunit ndër shqiptarët, për ta kuptuar, siç thotë regjisori Jakupi, edhe zviceranët çështjen e Kanunit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












