Lajme
Filmi i Fisnik Maxville nominohet për çmimin më të madh zviceran të filmit
Filmi "The Land within" tregon historinë e Remos, i cili kthehet në vendlindjen e tij në Kosovë pas vitesh mërgimi për të ndihmuar kushërirën e tij të zhvarroste një varr masiv
Festivali i Filmit në Solothurn është, si gjithmonë në këto 58 edicionet e tij jo vetëm një vitrinë aktuale e filmit zviceran, por edhe një pasqyrë e botës. Temat si lufta dhe si rrjedhim edhe lufta për të drejtat e njeriut dhe demokracinë janë në fokus të edicionit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet nga 18 deri më 25 janar 2023.
Të martën në mëngjes, Festivali i Filmit në Solothurn ka shpallur programin për edicionin e tij të 58-të, transmeton albinfo.ch.
Shtatë nga 217 veprat e përzgjedhura (nga 642 që kishin aplikuar) u nominuan për “Prix de Soleur”, çmimin më të lartë të filmit në Zvicër, me vlerë monetare prej 60,000 frangash, shkruan agjencia e lajmeve e Zvicrës, SDA. Fjala është, mes tjerash për filmat: “Big Little Women”, “This Kind Of Hope” nga Pawel Siczek “The Land Within” nga Fisnik Maxville (Maxhuni).
Ky i fundit tregon historinë e Remos, i cili kthehet në vendlindjen e tij në Kosovë pas vitesh mërgimi për të ndihmuar kushërirën e tij të zhvarroste një varr masiv.
Remo prej 10 vitesh jeton në Zvicër. Ai ishte 15 vjeç kur përmes një fluturimi humanitar qe larguar nga Kosova dhe qe vendosur në një familje kujdestare në Gjenevë, përcjell albinfo.ch. Në dimrin e vitit 2008, Remo mori një telefonatë nga kushërira e tij Una. Ajo ka nevojë për ndihmën e tij dhe i kërkon atij të kthehet në atdhe sepse ata duhet të identifikojnë mbetjet e zhvarrosura nga një varr masiv në fshatin e fëmijërisë së tyre. Patriarku i familjes, Skënderi, është duke vdekur dhe si pasardhës i vetëm mashkull i klanit, Remo duhet të jetë i pranishëm në momentin e vdekjes së Skënderit.
Kur kthehet në fshatin e tij të lindjes, ai e gjen atë të rrënuar. Shumica e fshatarëve ishin vrarë gjatë luftës. varrezat me trupat e familjes së saj po gërmoheshin një nga një nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë. Remo dhe Una, së bashku me fshatarët e tjerë të mbijetuar, ndihmojnë në identifikimin e tyre…
Në filmin e nominuar, ku Fisniku është edhe autor i skenarit, luajnë këta aktorë: Luàna Bajrami, Florist Bajgora, Luan Jaha, Irena Cahani Aliu, Arta Muçaj, Frédéric Steimer etj.
Fisniku ka lindur në Kosovë gjatë luftërave të ish-Jugosllavisë, më saktë, në vitin 1992. I mërguar në Zvicër, ai ka pasur statusin e refugjatit deri në vitin 2005.
Pas një Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës dhe një Master në Gjeopolitikë në King’s College në Londër, ai studion për Master në Regji Filmi në ECAL/HEAD (Zvicër).
Ndërmjet viteve 2016 dhe 2021, Fisniku ka shkruar dhe bërë regjinë e tre filmave të shkurtër dhe tre dokumentarëve artistikë, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu ka punuar si regjisor i njësisë së dytë në një serial televiziv zvicerano-belg në vitin 2018.
Ai ka prezantuar punën e tij (ndër të tjera) në Locarno, Clermont-Ferrand, Visions du Réel, Sao Paolo, Los Angeles, Montréal dhe të gjithë filmat e tij janë transmetuar në kanale të ndryshme televizive.
I kontaktuar nga albinfo.ch. Fisniku bën të ditur se filmi ka pasur premierë në Tallinn (festival i Kategorisë A) ku ka fituar çmimin e filmit më të mirë. “Mendoj që është hera e parë që një film në gjuhën shqipe po konkurron për “Prix de Soleure””, shton ai.
Në të njëjtën kohë, ai është duke realizuar disa filma artistikë; në Zvicër, në Kosovë dhe në Argjentinë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













