Shqipëria
Filmi “Islamophobia” sjell Van Dammin e Steven Seagal në Shqipëri
Shqipëria do të jetë pjesë e filmit më të ri nga Hollywood mbi temën e islamofobisë. Harmonia fetare historike në vendin tonë është parë si një aspekt frymëzues për t'i dhënë botës një model.
Regjisori i Hollywood-it, George Edde dhe producentët e filmit “Islamophobia” janë në Tiranë për të prezantuar projektin.
Filmi do të sjellë në Shqipëri yjet e Hollywood, Mel Gipson, Jean-Claude Van Damme dhe Steven Seagal, shkruan Gazeta Shqip, përcjell albinfo.ch.
Në këtë film merr pjesë edhe aktorja shqiptare, Teuta Turku, e cila edhe ka bërë të mundur që producentët të përzgjedhin Shqipërinë si model për t’i dhënë mesazhin botës për harmoninë ndërfetare.
Skenari i filmit është realizuar nga Omer Sarikaya. Sipas tij, është xhiruar 80% e filmit dhe vetëm 20% do të realizohet në Shqipëri.
“Filmi ka të bëjë me islamofobinë, ku brenda tij ndërthuren paqja dhe toleranca. Shqipëria pa diskutim është një vend i përshtatshëm për këtë film me këtë tematikë. Ne kemi në këtë film 29 aktorë nga 29 vende të ndryshme të botës”, është shprehur ai.
Ndërsa sipas producentit George Edde filmi nuk do të ishte i plotë pa Shqipërinë. Por cila është historia mbi të cilën do të ndërtohet ky prodhim kinematografik? Kur filloi lufta e Bosnjës më 1984 Omar ishte vetëm 8 vjeç. Babai i tij i krishterë u zhduk dhe pas kësaj ngjarjeje Omar dhe nëna e tij emigruan në Roterdam për të nisur një jetë të re, shkruan Gazeta Shqip, përcjell Albinfo.ch.
Tashmë një student i ri në Universiteti Omar lufton me krizën e identitetit, shpesh përballë diskriminimit dhe racizmit. Përfundimisht ai konvertohet në mysliman.
Kërkimi i tij për më shumë informacion rreth fesë do ta vendosë emrin e tij në listën e të kërkuarve nga CIA për shkak të disa miqve të tij. Që nga ai moment jeta e tij merr një kthesë drastike.
Kjo është historia që do të ketë një pjesë të xhirimeve dhe në Shqipëri, duke i bërë imazhet e vendit tonë pjesë të ekranit të madh të Hollywood.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













