Kosova
Filmi kosovar “Vera andrron detin” fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut
Në një njoftim zyrtar, Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmi me produksion kosovar, “Vera andrron detin” ka fituar dy çmime në Bienalen e Venedikut, përcjell albinfo.ch.
Filmi i regjisores Kaltrina Krasniqi i ka marrë këto dy çmime me vlerësimin e asociacionit të regjisorëve dhe profesionistëve në këtë event.
Ky është njoftimi i plotë i QKK-së (pa ndërhyrje):
“‘Vera Andrron Detin’ nga Kaltrina Krasniqi fiton dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut.
Filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.
“…Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie”, u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënies së çmimit.
Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut”, shkruan QKK në Facebook.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














