Kosova
Kosova, pjesë e FIRST Global Challenge, garë ndërkombëtare e robotikës
Sikurse edhe viteve të kaluara, UBT edhe sivjet do të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai, më 24-27 tetor.
Kosovën do ta përfaqësojnë nxënësit e shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Raesa Nikshiqi, Ardi Loxha dhe Albana Hajdini.
Ata, nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së, janë duke e ndërtuar robotin inovativ që do të jetë pjesë e garës në FIRST Global.
Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do ta sfidojë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 170 shtete të ndryshme të botës.
Ata do të sfidohen me njëri-tjetrin për nga dizajnimi dhe programimi i robotit, idetë dhe kreativiteti në fushën e teknologjisë, inxhinierisë e matematikës.
FIRST Global zhvillon gara me profile të larta robotike ndërkombëtare, të dizajnuara për zgjidhjen e sfidave kryesore globale me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.
Në këtë garë edhe Kosova do të përfaqësohet nga të rinjtë që janë të frymëzuar për të zgjidhur sfidat globale të kësaj natyre.
Në fund të garës, FIRST Global Challenge do të ndajë çmime të ndryshme për fituesit, si dhe do të ndahen edhe medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta, teksa materialet e ekipeve fituese do të shfaqen nëpër mediat botërore.
Sfida e garës së sivjetme në FIRST Global Challenge do të jetë mbrojtja e oqeaneve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











