Bota
Fitoni shtetësinë, nëse investoni në BE?
Komisioni Evropian (KE) do të paraqesë raportin këtë vit mbi dhënien e shtetësisë për investitorët e huaj në vendet e BE-së, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian. Udhëzimet do të propozohen në dokument dhe do të bëhet një vlerësim i rregullave aktuale, shkruan albinfo.ch.
Një zëdhënës vuri në dukje se vendet e BE-së kanë të drejtë të japin shtetësinë për investitorët sipas ligjeve të tyre, për sa kohë që këto ligje janë të përfshira në ligjin evropian. Ai shtoi se parimet e së drejtës ndërkombëtare kërkojnë një lidhje të vërtetë mes vendit pritës dhe aplikantëve për aplikimet e natyralizimit.
Shtetësia e një shteti anëtar të BE-së jep të drejtat evropiane, kështu që KE ndjek skemat investuese që përfaqësojnë, shtoi zëdhënësi.
Sipas një raporti nga “Transparency International”, disa vende të BE-së kanë “shitur” vizat për të huajt e pasur, e cila mund të rrezikojë zonën Shengen. Studimet u zhvilluan në Austri, Bullgari, Qipro, Hungari, Letoni, Lituani, Maltë dhe Portugali.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












