Kosova
Fitore e thellë e Kosovës U19
Kombëtarja U19 e vajzave në futboll të premten në Gjibraltar fituoi 4:0 ndaj Luksemburgut.
Rreze Gashi shënoi golin e parë në minutën e 40-të.
Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 49-të, Sahare Berisha shënoi për 2:0. Dominimi i Kosovës u konkretizua me golin e tretë, të cilin e shënoi Alba Shabani në minutën e 54-t. Në minutën e 82-të lojtarja e Luksemburgut, Ten Raa, shënoi autogol për rezultatin final, 4:0.
Tri ditë më parë, Kosova U19 fitoi 5:0 ndaj Gjibraltarit.
Më 8 prill e ka ndeshjen vendimtare për vendin e parë në grup, ndaj Izraelit. Kosova garon në Ligën B, grupi i tretë. Prej ligës B kualifikimi në Evropian nuk është i mundur.
Nëse e fiton grupin, Kosova U19 promovohet në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues./Koha.net
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











