Lajme
Fjalosje në Beograd në vend të një spektakli paqeje për Evropën
Vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Beograd, për vetë dimensionin e saj historik, ka ngjallur interesim edhe në mediet në gjuhën gjermane
Nga gazetat zvicerane, një rëndësi kësaj vizite i ka kushtuar gazeta Tages Anzeiger, pastaj agjencia shtetërore e lajmeve sda, radiotelevizioni publik etj.
Portali i gazetës tages anzeiger, në artikullin e redaktorit të saj, Enver Robelli, me titullin “Fjalosje në Beograd në vend të një spektakli paqeje për Evropën” përflet konfliktin me fjalë që dy kryeministrat patën gjatë konfrerencës për shtyp. Vizita është realizuar edhe falë presionit nga Berlini, theksohet në artikull. Më tutje i bëhet një përshkrim marrëdhënieve të ngarkuara me konfliktuozitet në mes dy vendeve që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore, të diktuara nga politika e luftës së ftohtë. Dhe në fund vjen skandali i ndeshjes së ndërprerë Serbi-Shqipëri, që ka hapur plagët e vjetra në mes të dy vendeve.
“Për të bërë vizitën është angazhuar para së gjithash anëtarja e fuqishme e BE-së, Gjermania. Në kohën e krizave botërore politike, Berlini donte që së paku në Ballkan të evitojë kthimin mbrapa. (…) Por, fjala lënduese “Kosova” ka shpërthyer edhe sot në një konflikt të ashpër. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri shqiptar tha se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm , i cili duhet të respektohet. Vuçic ka reaguar ndaj kësaj deklarate shumë i eksituar, dhe e quajti atë provokim. Ai nuk do të lejojë që serbët të poshtërohen dhe se përfundimisht Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë”, shkruan veç tjerash tagesanzeiger.ch.
“Për herë të parë pas pothuaj shtatë dekadash sërish një kryeministër shqiptar e viziton një kryeministër serb. Edi Rama ka mbërritur të hënën në Beograd me qëllimin që me homologun e tij Aleksandar Vucic të bisedojë për afrimin e dy vendeve. “Është i nevojshëm një pikësynim i ri për një ardhmëri më të mirë të popujve tanë”, ka thënë Rama para vizitës. “Është koha të lëmë mbrapa të gjitha ato që kanë shkaktuar konflikte dhe gjakderdhje”, shkruan srf.ch. Artikulli kujton edhe skandalin e ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri , që ka shtyrë edhe vizitën për disa javë.
Gazetat dhe mediet tjera nga Austria i kanë kushtuar më tepër rëndësi kësaj vizite. Kjo reflekton edhe ndjeshmërinë e njohur që Austria ka për zhvillimet në Ballkan. Gazeta “Die Presse” përmes korrespondentit të saj në Beograd shkruan se “megjithatë marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë shtensionuar dhe se nuk pret trazira nga kjo vizitë”. “Por, asgjë nuk është e sigurt në Ballkan. Para së gjithash në dritën e paragjykimeve kaq të pranishme në mes të serbeve dhe shqiptarëve.
Një provokim i vogël do të mjaftonte për t`i ngjallur sërish këto paragjykime. Gazetari thotë se drejtpërdrejtë gjatë vizitës në Beograd nuk do të ndodhë asgjë. “Por pastaj kryeministri shqiptar do të vizitojë edhe pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës. Në rast se në Preshevë ose gjatë rrugës për atje ndodh ndonjüe ncidentm nuk përjashtohet që raportet bilaterale të prishen rëndë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










