Lajme
Flaka Goranci, për të dytën herë në Operan Carmen
Opera Carmen nga kompozitori franzcez Georges Bizet është ndoshta njëra ndër operat më të luajtura dhe më të ndjekura në botë. Karakteriristakt e kësaj opere e kanë bërë atë që të krijojë aq shum tifozë të saj.
Duke qenë e tillë, gjithmonë kërkohen artistët e duhur për të kompletuar këtë kryevepër.
Tashmë për të dytën herë, kësaj radhe në Langenthal të Zvicrës, mezosopranja kosovare, Flaka Goranci, do të përballet përsëri me publikun në rolin e Carmenit.
Flaka Goranci që tashmë ka bërë emër edhe në kryeqytetin e kulturës evropiane, pra në Vjenë të Austrisë, ku tashmë edhe banon, vie edhe një herë në Zvicër për të bërë atë që ajo di më së miri, të mahnitë publikun zviceran me zërin dhe lëvizjet e saja skenike.
Duke qenë se pak ditë na ndajnë nga premiera e kësaj opere, nën organizimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës shqiptare në Zvicër, “Carmeni” shqiptar u paraqit në një konferencë për media e që u mbajt në objektin e Ambasaded së Republikës së Kosovës në Zvicër.
“Mirë se vini në shtëpinë tuaj dhe shtëpinë tonë të përbashkët”, ishin fjalët e zyrtarit të lartë në Ambasadën e Republikës në Bernë, Gjenis Haxhimemeti, teksa hapi konferencën për media e mezosopranos Flaka Goranci. Duke i cilësuar artistët si ambasadorë më të mirë të Kosovës në botë, ai vlerësoi lart kontributin e secilit prej tyre në afirmimin e vlerave tona.
Mezosopranja Goranci, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të të pranishmëve, rrëfeu në pika të shkurtra momente nga fillimet e karrierës së saj, dashuria për muzikën, e në veçanti për operan, e po ashtu edhe për rolin e të qenit një nënë e dy binjakeve.
“Carmen” ishte po ashtu temë e pyetjeve, ku Flaka tashmë për herë dytë në këtë rol, tregoi për kënaqësinë dhe sfidat që jep ky rol.
Një temë tjetër ishte edhe projekti i radhës i Flakës, “La Femme”, ku u kushtohet grave kompozitore nga e gjithë bota.
Presidenti i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi, përshëndeti të pranishmit, e në veçanti Flaka Gorancin, duke i uruar po ashtu suksese, e shpallën të mbyllur këtë ngjarje mediatike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër



















