Kosova
Flasin nga familja e gruas që dyshohet se mbyti foshnjën e saj
Një foshnjë porsalindur e gjinisë mashkullore ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Prizren, shkruan albinfo.ch.
Foshnja e pajetë u gjet në tavanin e shtëpisë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës. E për këtë vdekje, po akuzohet nëna e foshnjës, e cila është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Për ngjarjen në fjalë janë rrëfyer edhe nga familja e së dyshuarës, përmes një kronike të realizuar nga Klan Kosova. Njerka e së dyshuarës, e cila ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se fillimisht kishte dëgjuar disa zëra gjatë kohës kur e dyshuara po lindtte.
“Pak a shumë dyshoja se diku e ka fshehur, po kisha frikë ta prekja, thashë më mirë e gjen vetë shteti”, ka rrëfyer njerka e së dyshuarës.
Tutje, ajo ka treguar se gjatë nëntë muajve të shtatëzanisë e dyshuara e kishte mohuar se është shtatëzënë.
Ajo ka thënë se është hera e tretë që vajza e burrit të saj po lind fëmijë.
“Ajo ka shkuar në spital… dhe e ka falë fëmijën. I treti rast është, valla. Edhe një e ka mbytur vjet, por vjet nuk kemi mundur ta verifikojmë”, i ka thënë njerka televizionit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












