CH-Ballkani
Flet Mesiq: Si u pajtuan Tuxhmani dhe Millosheviqi për ndarjen e Bosnjës
Sipas Mesiq, Franjo Tuxhman nuk kishte thënë se kishte pranuar marrëveshjen për ndarjen e Bosnjës, por vërehej se ishte shumë i kënaqur me propozimin e Sllobodan Millosheviqit
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq që konsiderohet si lideri më pragmatik i rajonit të ish-Jugosllavisë, ka evokuar disa kujtime nga takimi i ish-kryetarit të Kroacisë, Franjo Tuxhman me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, të cilin, pak para se të niste lufta, e kishte iniciuar ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai ka thënë se në vitin 1990, kur ishte anëtar i kryesisë Republikës Federative Jugosllavisë, ishte takuar me kolegun serb Sllavko Dokmanoviq, të cilit i kishte thënë se duhet parandaluar konflikti, transmeton gazetametro.
“E pyeta nëse Serbisë i duheshin serbët në Kroaci. Përgjigjja ishte jo. E pyetja nëse Serbisë i duhej territor i Kroacisë, ai u përgjigj me jo. E çfarë u duhet, e pyeta? Më tha se u duhej 63 për qind e territorit të Bosnjës e Hercegovinës. Ky territor më tha ai, ka qenë dhe duhet të mbetet i serbëve”, ka thënë Mesiq për bisedën me Dokmanoviq.
Me këtë rast i kishte propozuar që të takoheshin të dy, së bashku me Franjo Tuxhman dhe Sllobodan Millosheviq, për të zgjidhur problemet.
“E thirri Millosheviqin dhe ai menjëherë u pajtua”, kujton Mesiq në intervistë për Jutranji List. Unë ia dërgova propozimin Tuxhmanit, dhe ai u pajtua që takimi të mbahet në janar të vitit 1991.
Siç tregon Mesiq, në takim kishin marrë pjesë vetëm Tuxhman me shefin e kabinetit Hrvoje Sariniq. Me t’u kthyer nga takimi i Karadjordjevos, Tuxhman kishte takuar udhëhqesit tjerë të Kroacisë dhe u kishte sqaruar propozimin e Millosheviq.
“Nëpër tavolina kishim qaj, kafe e pije tjera. Tuxhman tha të pastroheshin menjëherë tavolinat dhe kërkoi të nxirreshin hartat. Na tregoi çfarë i kishte thënë Millosheviq: Franjo, ti merre Cazin, Kaldushën e Bihaçin. Këto nuk më duhen mua, kjo është ‘Kroacia turke’”, rrëfen Mesiq takimin nga ajo periudhë.
“Unë e pyeta Tuxhmanin se çfarë do thotë Alia (Izetbegoviq) për këtë. Përgjigja e tij ishte: Përse të pyesim Alia kur të pajtohen gërshërët serbe e kroate. Unë i thash: Dëgjo, kjo atëherë do të thoshte luftë. Më tha: Po çfarë luftë, kjo do të thotë të shmangësh luftës. Pas kësaj, Tuxhman shkoi edhe në takimin e dytë me Millosheviqin”, ka thënë ai.
Sipas Mesiq, Tuxhman nuk kishte thënë se kishte pranuar marrëveshjen, por vërehej se ishte shumë i kënaqur me propozimin e Millosheviqit.
Mesiq ka bërë të ditur se Tuxhman nuk e kishte ftuar në takimin ku do të raportohej pas takimit të dytë me Milshesheviqin, andaj edhe nuk e di çfarë marrëveshje ishte arritur aty. “Sidoqoftë, nga takimi i parë me propozimin e Sllobodan Millosheviq për ndarjen e Bosnjës, ai (Tuxhman ishte shumë i kënaqur”, ka thënë Mesiq.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale











