Lajme
Flet shkencëtari që zbuloi vaksinën anti-Covid
Shkencëtari prapa vaksinës së parë kundër COVID-19 që është duke nxjerrë rezultate të mira në fazën e fundit të testimeve është i bindur se produkti i tij “do t’i japë fund pandemisë” që e ka bllokuar botën më 2020.
Kompania gjermane “BioNTech” dhe gjiganti farmaceutik amerikan “Pfizer”, përmes një komunikate për media të hënën, njoftuan se vaksina e përbashkët e tyre ka tejkaluar pritjet në fazën e tretë të testimeve, duke u treguar 90 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes.
Gjithsesi, mungesa e të dhënave të plota ka lënë shumë pyetje pa përgjigje nëse vaksina do të jetë efektive edhe për të infektuarit asimptomatikë.
Shefi ekzekutiv i “BioNTechit”, Ugur Shahin, në një intervistë për “The Guardian” është shprehur tejet optimist për vaksinën.
“Nëse pyetja është se a mund të ndalim pandeminë me këtë vaksinë, përgjigja ime është: Po, sepse besoj që edhe mbrojtja vetëm e simptomatikëve do të ketë efekt dramatik”, ka thënë ai.
Deri kur u zbuluan rezultatet e testimeve, shkencëtari ka thënë se s’ishte i sigurt nëse vaksina e tij mund të nxisë reagimin e sistemit imunitar të njeriut.
“Ishte e mundshme që virusi të mos prekej nga vaksina dhe të gjente mënyrën për në qeliza e njerëzit të vazhdonin të sëmureshin. Tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtin virusin”, ka shtuar ai.
55-vjeçari ka thënë se përqindja e lartë e efikasitetit ia ka shtuar sigurinë për vaksinën.
Shahin ka shtuar se të gjitha pyetjet vendimtare për efikasitetin e vaksinës do të marrin përgjigje në javët dhe muajt në vijim. Për rastet asimptomatike ai ka thënë se përgjigja mund të vonohet deri një vit.
Shpresa e tij është se ata që marrin vaksinën, përmes dy injektimeve në krah brenda tre javësh, do të jenë imun nga koronavirusi për të paktën një vit.
Në gjithë botën, më shumë se 52 milionë persona janë infektuar me COVID-19. Gati 1.3 milionë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë











