Lajme
Flet shqiptari në Turqi: Isha në katin e 12-të të hotelit kur ra tërmeti
Bruno Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e vështira nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8, përcjell albinfo.ch.
Në një lidhje për Klan News, Bruno Dodi thotë se ka qenë në katin e 12-të të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm.
“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12 të një hoteli dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë. Ishte shumë tronditës”, thotë Bruno Dodi.
Sipas tij, edhe në aeroportin e këtij qyteti ka të ngjarë që të ketë pasur probleme nga lëkundjet sizmike.
Qyteti Adana është një nga të prekurit e tërmetit në Turqi, ku janë rrëzuar edhe pallate.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












