Lajme
Floktarët mezi presin zbutjen e masave: Do të punojmë me maska mbrojtëse
Floktarët dhe klientët e tyre, duhet të mbajnë maska mbrojtëse. Koncepti po ashtu mbështetet në mbajtjen e dorezave (për një përdorim) për floktarët, pastaj veshjen e manteleve mbrojtëse për klientët
Floktarët duhet të jenë ndër të parët që do të lejohen të punojnë pas zbutjes së paralajmëruar nga ana e Këshillit Federal, të masave kundër koronavirusit. Shoqata e floktarëve e Zvicrës ka krijuar një koncept prej dy fazash për një rast të tillë, shkruan srf.ch. Koncepti, mes tjerash konsiston në punën me maska mbrojtëse.
Në fazën e parë, floktarët duhet të jenë në gjendje të hapin pjesërisht lokalet e tyre, shkruan Damien Ojetti, kryetar i federatës “Coiffure Suisse”, në faqen e internetit të kësaj federate, transmeton albinfo.ch. Për shkak të mbajtjes së distancës së sigurisë, sallonet fillimisht duhet të shërbejnë vetëm deri në gjysmën e vendeve që kanë, me një pjesë të fuqisë punëtore dhe me së paku një praktikant.
Floktarët dhe klientët e tyre, duhet të mbajnë maska mbrojtëse. Koncepti po ashtu mbështetet në mbajtjen e dorezave (për një përdorim) për floktarët, pastaj veshjen e manteleve mbrojtëse për klientët dhe dezinfektimin, përcjell albinfo.ch. Për punët në fytyrë – siç është kujdesi për mjekrën, rroja, kozmetika dhe manikyri, punonjësit duhet të vendosin në fytyrë një maskë plexiglasi.
Më tutje, sipas konceptit në fjalë, pjesëtarët e grupeve të rrezikuara do të përjashtoheshin nga zbutja e pjesshme e përmendur, dhe floktarët nuk do të lejoheshin akoma të punojnë në shtëpitë e pleqve, transmeton albinfo.ch. Në fazën e dytë, sallonet duhet të lejohen të hapen plotësisht përsëri dhe t’u përmbahen masave të përcaktuara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Pak ditë më parë mediat kanë publikuar edhe lajmin sipas të cilit deputetja e SVP-së dhe ndërmarrësja e njohur Magdalena Martullo-Blocher kishte porositur në Kinë 600 mijë maska të dedikuara enkas për floktarët, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, kush dëshiron t`i sigurojë ato maska, duhet t`i paguajë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













