Kosova
Flora Brovina publikon dëshmi të femrave të dhunuara nga ushtria serbe në Kosovë
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që, sipas saj, dëshmon dhunimin e një gruaje 35-vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë. Sipas Brovinës, dhunimi ka ndodhur në sy të familjes.
“Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serbë“, tha ajo.
Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast, pasi sipas saj, duhet ruajtur privatësia. “Gruaja është 50-vjeçare, kur ka ndodhur ka qenë 35-vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima të ngritën aktakuza. Serbia është fajtorja“, tha ajo.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












