Futboll
Florian Zili, shpresë e basketbollit zviceran dhe atij botëror
Ibraim Zili,nga fshati Odër i Pollogut të Maqedonisë së Veriut,së bashku me shumë bashkëfshatarë të tij për shkak të mos perspektivës dhe gjendjes së rëndë politiko -ekonomike u detyrua që më 16 qershor të vitit 1989 të emigronte në Zvicër.
Meqenëse,Zili ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij ,as që kishte parashtruar kërkesë për strehim.
Ai,mendonte që të bëjë punë të përkohshme stinore dhe me paratë e fituara të kthehet në Odërin e tij të dashur,për të rimëkëmbur sadopak ekonominë familjare.
Planet e Zilit,ndërrojnë tërsisht me agresionin e hapur të sllavo-maqedonasve ndaj shqiptarëve autokton të Maqedonisë së Veriut.
Ibraimi si profesionist i vërtetë i fushës së gastronomisë edhe pse ende pa status të definuar merr oferta të shumta pune nga Hotele dhe Restorante të njohura të kantonit Vaud të Zvicrës.
Do të jetë ish- presidentja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të këtij vendi,zonja, Micheline Calmy – Rey,që do ta vlerësojë lartë punën prej gastronomi të kualifikuar të Zilit.
Ajo,rastin e tij do ta paraqesë si tejet interesant dhe të veçuar,edhe në Mediet zvicerane,qofshin ato vizive apo të shkruara .
Natyrisht,që edhe rekomandimet e udhëheqësve të hoteleve dhe restoraneve në favor të Ibraim Zilit do ta bëjnë efektin e vet.
Kështu që në verën e vitit 2007,Zyra Federale për të Huaj në Bernë,merr vendim që Zilit,dhe familjes së tij t’i njihet qëndrimi në Zvicër.
Ibraim Zili, pa qenë as edhe një ditë të vetme barrë e arkës së shtetit,tani me qëndrim të zyrtarizuar merr angazhime shtesë.
Ai,fillon detyrën prej mësimëdhënësi në Institutin hotelier me famë botërore “Ecole hoteliere de Lausanne” më çfarë arsyeton plotësisht përkrahjen e miqve zvicranë ndaj tij.
Rrugën e suksesve të babait po e trason Florian Zili
Floriani,që para një jave ka mbushur 16-vjet,krahas suksesit në mësime po shënon rezultate të jashtëzakonshme edhe në basketboll.
Ekspertë të shumtë të këtij sporti të popullarizuar si në Zvicër,ashtu edhe jashtë saj Zilin,po e shohin si shpresë të basketbollit helvetik,dhe të atij botëror.
Klubi ku Floriani,luan quhet“Pully Lausanne Foxes”që sivjet mbush 69 -vjetorin e themelimit. Selia e skuadrës është në paralagjen Pully të Lozanës.
Ngjyrat e fanellave të skuadrës janë kuq e bardhë. Takimet si vendase ekipa i zhvillon në palestrën e sporteve “Arnold – Reymond” të Pully.
Floriani,luan në të ashtuquajturin grup CPE,i njohur ndryshe edhe si Asociacioni i promovimit të top talentëve të Zvicrës,në basketboll.
Ai,po ashtu është edhe pjesë e grup-moshave U-17 të kombëtares zvicerane. Zili i plotëson të gjitha kushtet prej lojtari perspektivë ,dhe me një të ardhme të ndritur.

Trajnerët: Lorik Zili,Eric Eduge,Michel Voide,Eldin Maksutoviq,Milan Mrkoniq dhe Giorgio Mihovski ,janë të impresionuar me lojën e shkëlqyer të Zilit.
Ai,të shumtën e herëve është në listën e shënuesve më të mirë. Realizimet e tij prej tri pikëve vijnë jashtë harkut të trekëndëshit që ka distancë prej 6,25 metra nga koshi.
Zhdërvjelltësia dhe respektimi me përpikmëri i rregullave të lojës kanë bërë që Florian Zilin,ta lakmojnë edhe shumë skuadra të njohura të Kroacisë,Sllovenisë,madje edhe të Serbisë.
Udhëheqësit e seleksionit të Zvicrës,në basketboll duke vlerësuar talentin e rrallë të Zilit,i janë drejtuar Zyrës së Natyralizimit në Bernë,me kërkesën që këtij basketbollisti shpresë të Zvicrës, t’i përshpejtohet procedura e dhënies së shtetësisë së këtij vendi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud
















