albinfo.ch
E-Diaspora
Florijana Ismaili, me Zvicrën në kampionatin botëror të futbollit
Futbollistja me prejardhje shqiptare, Floriana Ismaili, bashkë me përfaqësuesen e Zvicrës do të marrë pjesë në kampionatin botëror të futbollit për femra që fillon nga 7 qershori në Kanada.
Ka bërë gati valixhet dhe pret që të shtunën në mëngjes të niset për në Kanada. Për preshevarin, e cila është e lindur në Zvicër, kjo është hera e parë që do të marrë pjesë në një kompeticion botëror, por e para herë është edhe për përfaqësuesen e Zvicrës.
“Sigurisht se jam e emocionuar. Jam e lumtur që po marr pjesë, por natyrisht është edhe një përgjegjësi si për mua, ashtu edhe për gjithë skuadrën e Zvicrës”, është shprehur sulmuesja e Zvicrës gjatë një bisede për albinfo.ch.
E vetmja shqiptare në përfaqësuesen zvicerane, Floriana, aktualisht në mendje ka vetëm paraqitjen dhe fitoret me ekipin e saj në kampionatin botëror: “Dëshira ime është që të shkojmë deri në finale, por do të jemi të kënaqur nëse arrijmë edhe në ¼ të finales së kampionatit”, pohon ajo.
Idhujt e futbollit për sulmuesen dhe golashënuesin më të mirë të ekipit “Young Boys” dhe përfaqësueses zvicerane janë Kristiano Ronaldo dhe futbollistja shqiptare, Fatmire Bajrami – Alushi.
Për shkak të shtatzënisë, Fatmirja nuk do të marrë pjesë me kombëtaren gjermane në kampionat, megjithatë Floriana është e lumtur që ndoshta do ta këtë fatin ta takojë një tjetër shqiptare që është Kosovare Asllani, e cila luan për Suedinë. “Kosovarja është një talente e madhe e futbollit. Ndihem krenare që do të jemi së bashku atje”.
Por, çfarë do të bëjë Floriana nëse do të luajë kundër Kosovare Asllanit? “Më shumë dëshirë do të kërkoja që pas ndeshjes t’i ndërrojmë fanellat së bashku”, thotë ajo për albinfo.ch.
Pas përfundimit të kampionatit, Floriana Ismaili do të respektojë edhe një vit kontratën që e ka me ekipin e Bernit “Young Boys”, e pastaj në dëshirën e saj është të transferohet në ndonjë skuadër në Bundesligën gjermane.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?















