Lajme
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj
Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të mungesës së hapësirave në banesa. Këto depo u lejojnë klientëve të ruajnë mobilie, pajisje apo dokumente dhe të kenë akses pothuajse gjatë gjithë ditës.
Një krahasim i bërë nga Radio Televizioni Zviceran (RTS) mbi ofertat e shtatë kompanive tregon se çmimet ndryshojnë ndjeshëm. Për të njëjtën hapësirë ruajtjeje, diferenca e çmimit mund të shkojë deri në dyfish.
Për shembull, për një depo prej 25 metrash kub, që i përafrohet përmbajtjes së një apartamenti me tre dhoma, çmimi mujor varion nga 177 deri në 473 franga zvicerane. Depot që ndodhen në periferi janë më të lira, ndërsa ato në qendrat e qyteteve, si Gjeneva dhe Lozana, janë dukshëm më të shtrenjta, transmeton albinfo.ch.
Kompanitë me çmime më të ulëta zakonisht janë biznese familjare që zotërojnë pronën dhe mbajnë shpenzimet operative minimale. Ndërsa depot urbane justifikojnë tarifat më të larta me afërsinë me klientët, sigurinë e shtuar dhe mirëmbajtjen më të lartë.
Ekspertët këshillojnë qytetarët të krahasojnë ofertat para se të marrin një depo me qira, duke pasur parasysh jo vetëm çmimin, por edhe sigurinë, kushtet e ruajtjes, temperaturën dhe madhësinë reale të nevojshme. Sipas operatorëve, shumica e klientëve priren të marrin hapësira më të mëdha sesa u duhen realisht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën









