E-Diaspora
Florim Shehu nga Kosova shpëton dy familje në Francë
Edhe pse vërshimet ishin shumë të mëdha, burri nga Kosova arriti që të shpëtonte gruan dhe dy fëmijët e saj, duke i dërguar ata në shtëpinë ku ai banonte
Florim Shehu, azilkërkues nga Kosova është shndërruar në hero të banorëve të komunës së vogël të Changé-s, pasi shpëtoi dy familje nga përmbytjet që goditën rajonin e Mayenne-s në Francë gjatë fundjavës që lamë pas.
“Kishte stuhi të madhe të dielën, dhe unë shkova për të lëvizur veturën time, megjithatë, pashë në grua që ishte bllokuar në shtëpinë e saj”, ka thënë Florim Shehu për “Ouest France”.
Shehu nuk hezitoi për të shpëtuar gruan, duke lënë veturën e tij, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, gruaja nuk ishte e vetme, dhe nuk ishte e vetmja që kishte nevojë për ndihmë. Ajo ishte me dy fëmijët e saj, duke përfshirë një foshnje, ka treguar tutje azilkërkuesi shqiptar në Francë.
Edhe pse vërshimet ishin shumë të mëdha, burri nga Kosova arriti që të shpëtonte gruan dhe dy fëmijët e saj, duke i dërguar ata në shtëpinë ku ai banonte, në një zonë jashtë vërshimeve.
Por, kjo nuk ishte e tëra, sepse një mik nga Parisi i kishte kërkuar ndihmë atij për familjen që e kishte në fshatin Change. Edhe familja e mikut të tij ishte e bllokuar.
Ai shpëtoi edhe tre fqinj të tij ukrainas të ngujuar në katin e parë të ndërtesës ku ai banon, derisa vetura e tij tashmë ishte e fundosur.
Operacioni për familjen e dytë ishte edhe më i vështirë, sepse dera ishte e bllokuar dhe duhej nga dritarja për të hyrë dhe të shpëtojë tre personat e ngujuar në banesë.
Kështu, Florimi Shehu shpëtoi gjashtë persona për vetëm një orë. “Është heroi ynë!”, deklaroi fqinja e tij, Dominique Roger, shtëpia e së cilës ka pësuar gjithashtu shumë dëme materiale.
Florimi edhe pse që tre vjet jeton në Francë, ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s dhe ende nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët e shtetit francez, mirëpo pas këtij akti heroik, komuna është e gatshme t’i ndihmojë atij.
“Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.
Mediat franceze e kanë krahasuar kosovarin Florim Shehu me azilkërkuesin afrikan nga Mali, Mammadou Gassama, i cili dy javë më parë shpëtoi një fëmijë 4-vjeçar nga rënie prej një ballkoni të një ndërtese në Paris.
https://www.dailymotion.com/video/x6lj8zj
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












