Shqiperia
FLOW Dhërmi, një verë e nxehtë me emra të mëdhenj të muzikës elektronike
Dhërmiu në Shqipëri, me ujërat e tij kristalt dhe peizazhin e paprekur, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një emër të njohur ndërkombëtarisht.
Ndërsa dikur ishte një perlë e fshehtë, sot ofron gjithnjë e më shumë shërbime dhe standarde që rivalizojnë plazhet ikonike si Mykonos dhe Côte d’Azur. Me resortet elegante, restorantet fine dhe atmosferën autentike mesdhetare, Dhërmiu po i josh udhëtarët që kërkojnë bukuri natyrore të kombinuar me komoditet dhe stil bashkëkohor.
Gjithashtu, jeta e natës po kthehet në një element gjithnjë e më atraktiv dhe të rëndësishëm, duke e promovuar Dhërmiun si një destinacion të plotë për pushime plot energji dhe shije.
Me një line-up që përmbledh emra si Who Made Who, Bedouin, Shimza, Valeron dhe Gina Jeanz, FLOW Beach do të sjellë eksperiencën më autentike të muzikës elektronike bashkëkohore. Artistët që do të performojnë janë të njohur për energjinë dhe setet inovative që ndezin publikun dhe krijojnë momente të paharrueshme.
Përveç muzikës së cilësisë së lartë, FLOW Beach ofron një ambient unikal, një hapësirë ku ritmet pulsojnë përballë detit, duke krijuar një atmosferë të përkryer për të pushuar, për t’u argëtuar dhe për të krijuar lidhje me njerëz që ndajnë të njëjtin pasion për muzikën.
Kjo verë në FLOW Beach është mundësia perfekte për të përjetuar jo vetëm muzikën, por edhe një përvojë të plotë sociale që ngjall energji pozitive dhe emocion.
albinfo.ch



Biletat mund ti siguroni ne linkun e mëposhtem: flowbeachtickets
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot















