Lajme
Fluks në pikat e kalimit kufitar, mërgimtarët nga Shqipëria kthehen në vendet ku punojnë
Me mbarimin e festave, tashmë të gjithë mërgimtarët që kaluan Vitin e Ri në vendlindje, po kthehen në vendet e tyre të punës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në pikat e kalimit të kufirit, kryesisht në juglindje, ka fluks qytetarësh. Sipas informacioneve zyrtare, nga Drejtoria Vendore e Kufirit në Korçë gjatë 24 orëve të fundit nga Kapshtica kanë dalë 3000 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa nga ajo e Qafë-Thanës kanë dalë 2300 shtetas.
Ndërsa i ulët ka qenë numri i personave që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këtë fillimviti përmes Pikës Doganore të Kapshticës.
Qeveria greke deri në datën 10 janar ka vendosur masa kufizuese për hyrjen në tokën helene, ku përveç certifikatës së vaksinimit, kërkohet edhe testi molekular PCR 72 orë para udhëtimit ose rapid test brenda 24 orëve.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











