Shkurt.ch
Fluturimi më i shkurtë në botë: Vetëm 8 minuta nga Zvicra për në Gjermani
Vetëm 20 kilometra mbi liqenin Bodensee. Që nga fillimi i nëntorit është lëshuar linja e re nga St. Gallen Alternheim për në Friedrichshafen të Gjermanisë, pastaj vazhdon fluturimin për në Këln
Kompania ajrore austriake “Peope Viennaline” ka filluar fluturimin më të shkurtër në botë. Që nga 2 nëntori ajo ka nisur linjën nga Altenrhein për të bërë një zbritje në Friedrichshafen e mandej të vazhdon aterrimin e saj për në Këln, shkruan “blick.ch”, përcjell “albinfo.ch”.
Gjatë kësaj linje, aeroplani do të ngjitet vetëm 1000 metra mbi tokë ndërsa koha sa qëndron në ajër është afërsisht 8 minuta.
Ky udhëtim ka sjellë kënaqësi edhe për vet pilotet.
Pavarësisht distancës së shkurtër që e kanë këto dy qytete, nëse udhëtohet me veturë ajo është 77 kilometra larg dhe mund të arrihet për një orë udhëtim. Bileta e fluturimit për në Friedrichshafen bëhet si pjesë e fluturimit për në Këln, transmeton albinfo.ch. Për këtë destinacion bileta kushton 50 franga zvicerane dhe fluturimi bëhet dy herë në javë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











