Lajme
FMN-ja nuk pajtohet me tabelat për 2012
Shpenzimet e larta në disa sektorë karshi të hyrave më të vogla financiare kanë ndikuar në mospranimin nga FMN-ja
Ekipi i ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka përfunduar inspektimet buxhetore, nuk ia ka dhënë dritën jeshile Qeverisë së Kosovës që t’i procedojë më tej tabelat e buxhetit për 2012-n.
Janë shpenzimet e larta në disa sektorë karshi të hyrave më të vogla financiare ato që kanë ndikuar në mospranimin nga FMN-ja të dokumentit me tabelat financiare të hartuara nga Qeveria, shkruajn mediat kosovare.
Në bazë të qarkores së dytë buxhetore, Qeveria për 2012-n ka paraparë deficit financiar prej afro 200 milionë eurosh, gjë që ka rezultuar me mospranim nga FMN-ja. Sipas të njëjtit dokument, shpenzimet e përgjithshme për vitin 2012 pritet të jenë në vlerën prej 1 miliard e 500 milionë eurosh, derisa të hyrat pritet të jenë më të vogla se 1 miliard e 300 milionë euro, raporton Koha Ditore.
$Ndonëse në Qeveri kanë paraparë që deri në gjysmën e muajit tetor të përfundojë hartimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, javën e ardhshme Uashingtonin pritet ta vizitojnë krerët e politikave financiare të vendit.
“Marrëveshje të plotë me FMN-në për momentin nuk kemi, sepse bisedimet me FMN-në do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, ku një delegacion nga Ministria e Financave, i kryesuar nga ministri Bedri Hamza, do të udhëtojë për në Ëashington, ku edhe do të diskutohet për buxhetin 2012”, ka thënë, Muharrem Shahini, zëdhënës i Ministrisë së Financave.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














