Lajme
FMN-ja pajtohet me ndërtimin e audostradës Prishtinë- Hani i Elezit
"Ndërtimi do të bëhet sipas kontratave standarde nga burimet alternative të financimit"
Autostrada Prishtinë-Hani- i Elezit që të qonë në drejtim të Shkupit do të ndërtohet me kontratë tradicionale, tender i hapur, ndërsa financimi i saj do të bëhet me kredi të buta.
“Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të bëhet sipas kontratave standarde nga burimet alternative të financimit kredi të buta dhe mjete buxhetore”, ka bërë të ditur Lah Nitaj, këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës.
MI-ja i ka kryer studimin e fizibilitetit projektin zbatues dhe dokumentin tenderues për rrugën 6, autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
“Në ndër kohë, Qeveria po i studion me kujdes alternativat burimet dhe mënyrat e financimit pas kësaj do të procedojmë tutje”, ka theksuar Nitaj.
Ai, po ashtu ka thënë se MI-ja ka adresuar një kërkesë buxhetore për vitin 2012, por ende nuk dihet nëse do të aprovohet.
Kurse, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, ka thënë se Qeveria ka arritur pajtueshmëri me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndërtimin e autostradës.
Avdiu ka thënë se tash për tash në buxhetin e vitit 2012 nuk është planifikuar financimi i autostradës, por sipas tij, buxheti të autostradës Prishtinë –Shkup është i planifikuar në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës.
Në kornizën afatmesme të shpenzimeve 2011-2014 është paraparë që fillimi i ndërtimit të rrugës 6 Prishtine-Shkup kap vlerën mbi 600 milionë eurove, e cila supozohet të fillojë nga tremujori i fundit i vitit 2012, ndërsa projekti në tërësi pritet të përfundojë brenda afatit trevjeçar.
Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.
Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra. Kjo rrugë, përveç se do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë, do të jetë e rëndësishme edhe për vendet e rajonit.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









