Lajme
FMN: Kosova duhet të përqendrohet në industri dhe tregti
Për ta kontrolluar papunësinë, Kosova ka nevojë ta ulë deficitin dhe të mbështetet më shumë në zhvillimin e tregtisë e të konkurrencës e jo në para të gatshme nga kosovarët që punojnë jashtë vendit.
Rritja e prodhimit të brendshëm bruto duhet jetë 5 për qind këtë vit, krahasuar me 4 për qind në vitin 2010. Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ishte në gjendje të përfundojë analizën e saj për Kosovën sepse buxheti i miratuar për vitin 2011 ka devijuar nga zotimet e mëparshme pas rritjes së “madhe” të pagave të shtetit.
“Për të ardhmen e afërt, drejtorët kërkuan zbatim të kujdesshëm të buxhetit dhe të fondeve publike, duke përfshirë edhe politikat e matura të pagave dhe një dizajnim të kujdesshëm për shpenzimet sociale dhe kapitale”, thuhet në një deklaratë të FMN, raporton “bloomberg.com. “Gjatë periudhës afatmesme është me rëndësi për të riorientuar prioritetet fiskale, duke përfshirë rritjen e të ardhurave nga tatimet e drejtpërdrejta.”
Kosova, e cila në korrik 2010 ra dakord për një marrëveshje prej 110 milionë eurove është përfshirë në një mosmarrëveshje tregtare me Serbinë fqinje, meqë kërkon të ketë kontroll mbi veriun e mbizotëruar nga serbët për të mbledh taksat.
Ekonomia e dominuar nga shqiptarët është mundësuar nga investimet e huaja direkte, ndërsa paratë e dërguara nga mërgimtarët kapin rreth 15 për qind të GDP-së.
Sipas FMN-së, sistemi financiar i Kosovës ka një kornizë të fortë institucionale me kapacitete të përmirësuara ligjore dhe të drejtat e përcaktuara të pronës. Për ruajtjen e stabilitetit financiar, “miratimi i ligjit të ri bankar do të jetë një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”.
Përdorimi i njëanshme i euros në Kosovë ka filluar në vitin 2002 dhe kjo ofron “një mbështetje të fortë monetare”, edhe pse gjithashtu shton kërkesat për menaxhim makroekonomik.
“Një çmim duhet të vendoset mbi politikat e fiskale dhe një fleksibilitet për t’u përshtatur ndaj lëkundjeve të jashtme”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











