Lajme
FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë
Nisja e procesit të vaksinimit të qytetarëve në Kosovë kundër COVID-19 dhe ardhja e qytetarëve, të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë shtuar shpresat për rritje ekonomike dhe përmirësim të zhvillimit ekonomik pas pandemisë.
Vaksinimi i popullatës në Kosovë dhe rihapja e kufijve mund të çojë në rritje ekonomike deri në 6 për qind, brenda vitit 2021, ka parashikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas shefit të këtij ekipit të FMN-së që bëri raportin për Kosovën, Gabriel Di Bella, rritja mund të ndodhë nëse programi i vaksinimit është i suksesshëm.
Gjithashtu, një rihapje e kufijve që mundëson ardhjen e diasporës në sezonin e verës u pa si shtysë në rritjen e aktivitetit ekonomik.
“Nëse realizohet, përfitimet ekonomike në vitin 2021 duhet të kompensojnë humbjet prej 4 deri në 5 për qind të shkaktuara nga pandemia në vitin e kaluar”, tha ai.
Në anën tjetër, rritja e numrit të infektimeve si pasojë e varianteve të reja të COVID-19, parashihet të rrezikojë rritjen ekonomike.
Sipas FMN-së, forcimi i infrastrukturës sociale, promovimi i digjitalizimit dhe zvogëlimi gradual i ndotjes dhe gjurmëve të karbonit në Kosovë do të kontribuojnë në rritjen më të shpejtë të kapitalit njerëzor, produktivitetin dhe përgatitjen e ekonomisë për sfidat post-pandemike.
Nis ringjallja e bizneseve
Pamundësia e bizneseve në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale, vitin e kaluar, ndikoi në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien ekonomike.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca.
Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të BQK-së, ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove.
Për dy javë, në Kosovë erdhën 40.000 persona nga diaspora
Vetëm brenda dy javëve të fundit, sipas informative zyrtare, mbi 40.000 qytetarë nga diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kurse, deri më 22 qershor, në Kosovë janë administruar mbi 140.000 doza të vaksinave kundër COVID-19.
Kosova vazhdon të jetë një nga vendet me numrin më të vogël të të vaksinuarve në Evropë.
Qeveria ka thënë se deri në fund të vitit planifikon të vaksinojë 60 për qind të popullsisë./REL
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












