Futboll
Foda është optimist para miqësores me Norvegjinë
Ai tutje ka thënë se Kosova kishte planifikuar të luante dy ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe, por për arsye të ndryshme kjo nuk ishte e mundur
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur mjaft optimist për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet më 5 qershor në Oslo.
“Kjo miqësore është parapërgatitje e mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që na presin nga shtatori. Kemi ekip të mirë e të balancuar. Jemi maksimalisht të motivuar që të fitojmë ndaj Norvegjisë. Është ndeshja e fundit për t’i parë disa karakteristika të lojtarëve para ndeshjeve të Ligës së Kombeve”, ka thënë Foda në konferencën për media.
Trajneri gjerman është shprehur optimist se Kosova në Ligën e Kombeve do të paraqitet mirë dhe do t’ia arrijë synimit për t’u ngjitur në Ligën B.
Ai tutje ka thënë se Kosova kishte planifikuar të luante dy ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe, por për arsye të ndryshme kjo nuk ishte e mundur. Në fakt, ishte Kombëtarja e Bahrejnit, ajo me të cilën FFK kishte paramarrëveshje për të zhvilluar miqësore, por ajo më pas ishte tërhequr për shkak të datës së ndeshjes.
Foda ka thënë se të gjithë lojtarët e ftuar janë në grumbullim, me përjashtim të portierit Arijanet Muric, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ende është në dyshim. “Muriq është i sëmurë dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do ta dimë saktë nëse do të jetë i gatshëm për t’u grumbulluar me ne”, ka theksuar Foda.
E për shkaqe shëndetësore apo lëndimeve kësaj radhe mungojnë Milot Rashica, Mirlind Kryeziu, Florent Muslija, Donat Rrudhani dhe Ismajl Beka, kurse Ismet Lushaku dhe Kreshnik Krasniqi nuk janë liruar nga klubet e tyre në Suedi dhe Norvegji.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











