Lajme

Nuk do të ndalohet importimi i ‘Foie gras’ në Zvicër

Pas një debati të gjatë dhe të diskutueshëm në Parlament, komisioni i Këshillit të Shteteve refuzoi të ndalonte importin e ‘foie gras’ në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse një numër deputetësh luftuan për ta bërë këtë, duke argumentuar se “gjithnjë e më shumë vende të qytetëruara nuk pranojnë më që kafshët vuajnë për kënaqësinë e dyshimtë të disave”, komisioni votoi kundër kësaj lëvizje të mërkurën, pasi kjo do të shkelte angazhimet tregtare të Zvicrës.

Megjithatë, komisioni kërkon identifikim më të mirë të produkteve që rrjedhin nga kafshët që “kanë pësuar abuzime”, duke përfshirë, në këtë rast, nga “ushqyerja me forcë e patave dhe rosave”.