Literaturë
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet
Projekti bëhet i mundur falë financimit bujar 4-vjeçar të SNSF prej 916’708 frangash ose rreth një milion euro
Projekti i financuar nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës së Zvicerës (SNSF), “The Albanian Language in Antiquity” (Gjuha shqipe në antikitet), i cili zgjat nga tetori 2022 deri në shtator 2026, synon të përcaktojë se si dukej paraardhësi i gjuhës shqipe në antikitet dhe ku mund të jetë folur ky paraardhës.
Kështu prezantohet ky projekt në faqen e SNFS. Bëhet fjalë për një projekt ambicioz dhe të kushtueshëm, shkruan albinfo.ch.
Ky projekt është frymëzuar nga puna e vazhdueshme e studiuesve të ndryshëm mbi përshkrimin gramatikor të teksteve të vjetra shqipe dhe puna aktuale mbi etimologjinë e shqipes. Falë financimit bujar 4-vjeçar të SNF (100012_208245; CHF 916’708,-), tani mund t’i adresojmë disa nga pyetjet më urgjente kërkimore në mënyrë sistematike: mungesën e një rindërtimi të plotë dhe të besueshëm të proto-shqipes, mungesën e një konsensusi mbi lokalizimin e proto-shqipes në kohë dhe hapësirë dhe nevojën për një studim të besueshëm të huazimeve më të hershme në dhe nga proto-shqipeja.
Në fund të fundit, projekti ynë synon të përcaktojë se si dukej paraardhësi i gjuhës shqipe në antikitet dhe ku mund të jetë folur ky paraardhës.
Shqipja
Gjuha shqipe formon një degë të veçantë të familjes së gjuhëve indo-evropiane. Përveç gjuhëve greke dhe romane, shqipja është pasardhësja e vetme mbijetuese e gjuhëve të folura në Ballkan në Antikitet. Meqenëse teksti më i hershëm koherent në shqip daton nga viti 1555 (“Meshari” i Gjon Buzukut), qasja jonë kryesore në historinë e gjuhës është përmes rindërtimit gjuhësor dhe studimit të fjalëve të huazuara të hershme nga dhe në gjuhën shqipe. Fjalë të tilla të huazuara kanë hyrë në gjuhë si rezultat i kontaktit të folësve midis shqipes dhe greqishtes, latinishtes dhe rumanishtes (tri gjuhët në të cilat përqendrohemi në këtë projekt), për më tepër me gjuhët sllave të Jugut, pastaj turqishten dhe italishten.
Periodizimi i Shqipes
Metodat shkencore të përdorura do të jenë rindërtimi krahasues gjuhësor dhe gjuhësia e kontaktit. Rindërtimi krahasues gjuhësor përbëhet nga dy hapa: 1. Rindërtimi i brendshëm gjuhësor, i cili rezulton nga krahasimi i dialekteve të vjetra gegërisht dhe toskërisht, jep një përafrim të parë të proto-shqipes; 2. Krahasimi pasues i shqipes së vjetër dhe proto-shqipes me gjuhë të tjera indo-evropiane (dhe proto-gjuhët e tyre përkatëse) na lejon të korrigjojmë dhe përsosim rezultatin e hapit të parë. Lidhur me kontaktin gjuhësor, projekti ynë përqendrohet në korrespondencat leksikore dhe gramatikore midis shqipes dhe latinishtes, shqipes dhe (gjuhëve) të ndryshme rumune, dhe shqipes dhe (fazave të ndryshme të) greqishtes.
Rezultati i projektit do të jetë një monografi akademike (ose një seri artikujsh më të gjatë) mbi rindërtimin e proto-shqipes, dy teza doktorature (mbi greqishten dhe rumanishten si gjuhë kontakti për shqipen), disa artikuj bashkëpunues, të rishikuar nga kolegë ndërkombëtarë dhe procedura konferencash. Përveç kësaj, ne do të krijojmë një bazë të dhënash etimologjike të korrespondencave leksikore latinisht/shqip, shqip/rumunisht dhe shqip/greqisht që do të plotësojnë bazën e të dhënave etimologjike të Mynihut të shqipes së vjetër, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë "Sa më përket mua, është kaluar më shumë se një vijë e kuqe," tha Keller-Sutter në... -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin -
Zjarri në Crans-Montana: Zvicra heq tarifat spitalore për pacientët italianë -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër













