Kosova
Forbes rendit Arbër Sejdijin për inovacion në inteligjencën artificiale
Forbes rendit Arbër Sejdijin mes inovatorëve që po ndryshojnë tregtinë me inteligjencë artificiale
Arbër Sejdiji, sipërmarrës me bazë në Zvicër, është bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv (CEO) i Zenline AI, një start-up inovativ me seli në Cyrih, i fokusuar në përdorimin e inteligjencës artificiale për përmirësimin e vendimmarrjes në sektorin e tregtisë, transmeton albinfo.ch.
Forbes swiss rendit sipërmarrësin Arbër Sejdiji për zgjidhje inovative me AI. Këtu
Duke u mbështetur në përvojën e tij në këshillimin strategjik dhe industrinë e mallrave të konsumit, Sejdiji vërejti se shumë kompani marrin vendime të rëndësishme për çmimet, marzhat dhe përzgjedhjen e produkteve mbi baza jo të plota të dhënash ose intuitë personale. Këto vendime, megjithëse kanë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhete milionëshe, shpesh nuk mbështeten në analiza të thelluara dhe të integruara.
Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, ai, së bashku me drejtorin teknik (CTO) Gerrit Merz, zhvilloi platformën e Zenline AI. Kjo platformë përdor agjentë të inteligjencës artificiale për të analizuar në kohë reale të dhëna të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për bizneset.
Sipas kompanisë, Zenline AI ndihmon tregtarët të identifikojnë boshllëqet në asortiment, të përmirësojnë performancën e produkteve individuale dhe të optimizojnë listimet, duke rritur efikasitetin dhe fitueshmërinë.
Zenline AI po shihet si një nga start-up-et premtuese në fushën e inteligjencës artificiale në Zvicër, duke dëshmuar rolin gjithnjë e më të madh të teknologjisë në transformimin e modeleve tradicionale të biznesit. /Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana Cyrih – Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur... -
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë -
Mërgimtarja ofron 14 dhoma dhe ushqim për familjet në nevojë pas vërshimeve -
Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në Hamburg dhe Berlin -
PDK kërkon anulimin e rreth 20 mijë votave të ardhura me postë nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni zviceran u ngadalësua ndjeshëm në vitin 2025 Inflacioni u ngadalësua në 0.2% në Zvicër vitin e kaluar, pasi një përshpejtim i qirave u... -
Kërkesa për pajisje zjarrfikëse shpërthen në Zvicër -
Papunësia në Zvicër vazhdon të rritet -
Kantoni zviceran ndalon piroteknikën në bare dhe restorante -
Parmelin: Viti 2026 duhej të ishte i gëzuar, por një natë tragjike e shkatërroi












