Tematike
Forcimi i frangut kundrejt euros, shkaqet dhe pasojat
Gzim Hasani: "Frangu perceptohet si një monedhë e sigurt. Për këtë arsye është veçanërisht e kërkuar në kohë krize dhe përmendet, si një "strehë e sigurt"
Ditëve dhe javëve të fundit është vënë re një ngritje e hovshme e frangut zviceran kundrejt euros. Për herë të parë është shënuar barazimi i frangut me euron. Cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje, si reflektohet ajo në ekonominë dhe sidomos eksportet zvicerane dhe a pritet të vazhdojë më tutje?
Lidhur me këto dhe pyetje të tjera albinfo.ch ka biseduar me Gzim Hasanin, afarist i suksesshëm, CEO i Swiss Management Zürich AG, SMZH, njëherësh ekspert i financave.
albinfo.ch: Cila është arsyeja që frangu zviceran është kaq i fortë për momentin?
Gzim Hasanin: Frangu i fortë pasqyron nivelin e lartë të konkurrueshmërisë së ekonomisë zvicerane dhe stabilitetin makroekonomik dhe politik të vendit. Frangu perceptohet si një monedhë e sigurt dhe për këtë arsye është veçanërisht e kërkuar në kohë krize dhe përmendet, ndër të tjera, si një “strehë e sigurt”.
albinfo.ch: A mund të vazhdojë të rritet vlera e frangut zviceran?
Gzim Hasani: Për shkak të situatës aktuale, kjo është lehtësisht e mundur. Kjo gjë do të varet shumë nga mënyra se si do të zhvillohet situata në Ukrainë dhe nga ajo nëse do të vazhdojë pasiguria. Nga ana tjetër, barazia e frangut zviceran ndaj euros (1:1) është gjithashtu një kufi i rëndësishëm psikologjik dhe një vlerësim i mëtejshëm i frangut zviceran kundrejt euros dhe mund të rëndojë industrinë e eksporteve zvicerane.
albinfo.ch: Çfarë duhet bërë për të parandaluar rritjen e mëtejshme të frangut?
Gzim Hasani: Sigurisht, një përfundim i luftës do të zvogëlonte pasiguritë dhe rreziqet dhe me këtë do të ndalohej edhe rritja e vlerës së frangut zviceran. Një mjet tjetër konsiston në ndërhyrjet e Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) në tregun valutor për të ndalur ngritjen e frangut zviceran dhe në këtë mënyrë, ndër të tjera, për të mbrojtur sektorin e eksportit të Zvicrës.
albinfo.ch: Çfarë pritshmërish kanë ekonomistët në lidhje me ndryshimet në monedhat kryesore botërore si rezultat i agresionit rus të Ukrainës.
Gzim Hasani: Me agresionin rus mbi Ukrainën, monedhat në Evropë do të vuajnë kryesisht më shumë se, për shembull, dollari amerikan, pasi Evropa është ekonomikisht më e prekur se SHBA-ja. Prandaj, dollari amerikan, jeni japonez dhe frangu zviceran kërkohen si monedha të sigurta.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?












