Lajme
Forma e regjistrimit të mërgimtarëve, shqetësuese
Kanë mbetur pa u regjistruar qindra mijëra mërgimtarë, që janë jashtë Kosovës
Nëse jeni me kombësi kineze dhe jetoni në Kosovë për çështje biznesi, atëherë ju mund të regjistroheni. Por, nëse një kosovar ka një vëlla që jeton në Gjermani, nuk mund ta regjistrojë nëse ai tashmë ka një shtëpi të veten këtu. Këto janë përgjigjet në dy pyetje ndihmëse në faqen zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.
Kështu kanë mbetur pa u regjistruar qindra mijëra mërgimtarë, që janë jashtë Kosovës. Rezultatet nuk do të jenë të plota pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë nëse nuk bëhet edhe regjistrimi i rregullt i qytetarëve, që përkohësisht jetojnë jashtë Kosovës.
KMLDNJ-ja kërkon shtyrje të afatit për regjistrimin e kosovarëve që jetojnë jashtë vendit. Ata që jetojnë jashtë regjistrohen në formularin S1, që është shumë i thjeshtë, krahasuar me pyetësorin individual për personat rezidentë në Kosovë.
Pas përfundimit të regjistrimit, do të fillojë procesi i pasregjistrimit për t’u testuar mbulueshmëria dhe cilësia e të dhënave, e cila do të zgjasë nga 16 deri më 22 prill.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











