Kosova
Forumi ekonomik Kosovë-Gjermani synon forcimin e lidhjeve mes vendeve
Nën organizimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe bashkëpunimit me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane në Prishtinë, u mbajt Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.
Ky forum që synon të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike pritet të shërbejë si një platformë e veçantë për të dy vendet që të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike.
“Shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, që të punohet për një treg të përbashkët rajonal që mundëson zhvillim. Ajo që dua të them është se nëse shoh mundësitë për rritje ekonomike, jam i bindur se Kosova është me potencial për inovacion dhe zhvillim”, ka thënë në fjalën e tij Manuel Sarrazin, i dëguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, foli për rritjen ekonomike.
“Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kokë banori. Në fund të shkurtit 2021 ATK kishte deklaruar se në Kosovë janë 350 mijë të punësuar, ndërsa i po i njëjti autoritet ka deklaruar këtë vit 425 mijë të punësuar, pra një rritje të madhe të punësimit, krahasuar me këto katër vjet”, ka thënë Bislimi.
Forumi do të zgjasë edhe nesër, teksa do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti














