Jeta në Zvicër
Forumi i Davosit përmbyll punimet
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde u ka bërë thirrje SHBA-së, Japonisë dhe vendeve evropiane për të punuar më tej në reduktimin e borxheve
Në përmbyllje të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që është mbajtur në Davos, përgjegjësit kryesorë të institucioneve ndërkombëtare financiare kanë bërë një apel të përbashkët për të vazhduar luftën kundër krizës së borxheve.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde u ka bërë thirrje SHBA-së, Japonisë dhe vendeve evropiane për të punuar më tej në reduktimin e borxheve.
Mirëpo stabilizimi i buxheteve duhet të realizohet me një temp të duhur, ka thënë ajo.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OECD-së ka tërhequr vërejtjen duke thënë se nuk ka instrumente shtesë për të tejlaluar krizën, kështu që ajo që duhet bërë edhe më tutje është realizimi i reformave strukturale.
Gjatë punimeve disaditëshe të Forumit, Davosin e kanë vizituar gjashtë nga gjithsej shtatë ministrat federalë të Zvicrës. Presidenti i federatës, Ueli Maurer ka marrë pjesë edhe në ditën e hapjes.
Ndërsa ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf, në përmbyllje, duke bërë fjalë për takimet e zhvilluara gjatë forumit të 43-të ka thënë: Në WEF nuk zgjidhen problemet por aty mund të diskutohen ato dhe të arrihen marrëveshje për takimet e ardhshme “.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?











