Lajme
Fotografi Llapashtica fiton në garën “Wiki Loves Monuments”
Fotografi Arben Llapashtica është fitues i “Wiki Loves Monuments” në Kosovë, si pjesë e garës ndërkombëtare të fotografive të monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Në garën që ka për qëllim dokumentimin e monumenteve me rëndësi për kulturën dhe trashëgiminë e shteteve në Wikipedia dhe në internet, Llapashtica fitoi me një fotografi të themeleve të kishës në Novobërdë. Në Shqipëri fitoi Bujar Gashi me fotografinë e Kalasë së Gjirokastrës.
Llapashtica, që është edhe kameraman në Grupin Koha, në një deklaratë për Koha.net ka thënë se ndihet i nderuar që është vlerësuar për kontributin me fotografitë e tij të monumenteve, përcjell albinfo.ch.
“Ndihem mirë që fotoja e Novobërdës është përzgjedhur, meqë edhe prejardhja ime është nga atje. Kosova ka nevojë që në internet të ketë informata më të sakta. Jo si më herët, kur nëse keni kërkuar në Google, kanë dalë informata kryesisht nga Serbia dhe informata të pasakta me imazhe të rëndë për Kosovën”, ka thënë ai.
Nga organizatorët e garës, anëtari i bordit të Wikimedians of Albanian Language, Arianit Dobroshi, ka treguar për Koha.net detaje për garën.
“Konkurrenca ka qenë sikur e viteve të kaluara. Ne mbledhim fotografi të cilat janë të qasshme për publikun për promovimin e monumenteve, turizmit dhe rrjedhimisht Kosovës e Shqipërisë, pasi që gara është e përbashkët. Përdorimi primar është në vetë artikujt e Wikipedias në shqip dhe në gjuhët tjera”, ka thënë fillimisht ai.
Dobroshi ka treguar se këto fotografi bëhen pjesë e garës ndërkombëtare dhe ka thënë se është me rëndësi që aty të jetë e pranishme Kosova. Ai ka thënë se ka hapësirë që monumentet e Kosovës të vihen në pah përmes fotografive edhe për shkak se ato nuk njihen nga banorët lokalë.
“Edhe pse këto monumente janë shpesh në lokacione qendrore të qyteteve, ato nuk njihen nga banorët lokalë, prandaj ka hapësirë për t’u vënë në pah përmes fotografisë. Kjo mund të përfshijë edhe teknika të reja të fotografisë ose elemente artistike që janë vërejtur gjatë një vizite”, ka shtuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













