Integrimi
Fotografi shqiptar në Zvicër: Inspirohem nga emocionet njerëzore
Inspirimin për shkrepjen e portreteve fotografi Berisha e gjen tek emocionet në fytyrat e njerëzve, ndërsa kur fotografon natyrën apo objektet thotë se i nevojitet qetësia
Me prejardhje nga qyteti i bukur dhe i lashtë i Prizrenit, fotografi i ri, Nedim Berisha, po shpërfaq talentin e tij për fotografi dhe video-xhirime në Zvicër.
Dashurinë e tij për kamerën dhe aparatet e fotografisë e zbuloi herët në fëmijëri, ndërsa influencë në këtë punë kishte edhe babai i Nedimit.
“Si fëmijë i vogël e shoqëroja babin tim në aktivitete kulturore e sportive. Mendoj që aty kanë qenë celulat e para të dashnisë ndaj fotografisë edhe të videove, të cilat sot janë shndërruar në pasion”, shprehet fotografi Berisha.
Duke folur për Albinfo.ch, fotografi me prejardhje nga Prizreni ka treguar se megjithëse i pëlqejnë të gjitha llojet e fotografive, fotografimin e njerëzve, filmimin e eventeve si dhe xhirimin e videoklipeve muzikore i ka më për qejfi.
“Xhirimin e eventeve familjare e bëj me qejf ngase ato përmbajnë emocione përbrenda tyre dhe kështu ndihem krenar që këto momente të ruhen falë syrit të foto e videoparatëve të mi. Nëpërmjet videoklipeve muzikore përçojmë më lehtë thelbin e mesazhit deri tek shikuesi. Pos kësaj ndjehem i lumtur që të kontribuojë në realizimin e ëndrrave të të rinjve për t‘u marrë me aktivitete kulturore siç është muzika”, tregon ai për albinfo.ch.
Inspirimin për shkrepjen e portreteve fotografi Berisha e gjen tek emocionet në fytyrat e njerëzve, ndërsa kur fotografon natyrën apo objektet thotë se i nevojitet qetësia.
Berisha e promovon punën e tij në rrjetet sociale, si Facebook, Instagram dhe në YouTube, por dëshira e tij është të organizojë një ekspozitë qoftë në Zvicër apo në Kosovë. Ndërkohë, ai thotë se ka bashkëpunim me disa organizata bamirëse, kulturore etj. Nedimi thekson se ka kërkesa për t’ia shpërndarë apo përdorur fotografitë e tij.
“Kërkesa është e madhe për t`i përdorur dhe për t’i shpërndarë fotografitë te profilet e tyre. Sidomos kur kemi të bëjmë me aktivitetet e “Marakli t`Kerreve” që organizon takime dhe ekspozita të automjeteve dhe aktivitete të ndryshme”, përfundon ai.
Punën e Nedim Berishës mund ta shihni dhe ta ndiqni në kanalet e rrjeteve sociale Facebook (www.facebook.com/nbfiilms/), Instagram (www.instagram.com/nbfiillms), dhe në YouTube (NB Films)./Agnesa Qorri/ALBINFO.CH
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













