Kosovë
Fotografohet në Kosovë simboli i natyrës shqiptare
Wildlife
Fotografohet, me super cilësi, në ambientin e saj natyral, në një zonë të Kosovës, simboli i bjeshkëve shqiptare, dhia e egër, përcjell albinfo.ch.
Dhia e egër ballkanike është një specie e rrallë, e konsideruar në rrezik zhdukjeje nga gjuetia e paligjshme! Ajo është shpallur e mbrojtur edhe nga Konventat Europiane të Natyrës së Egër! Pavarësisht se gjithmonë bie pre e papërgjegjshmërisë së gjuetarëve dhe gjuetisë së paligjshme!
Fotografia është realizuar nga fotografi i mirënjohur, Arian Mavriqi, i specializuar, veçanërisht në fotografimin, filimimin dhe dokumentimin e jetës së egër në trojet shqiptare e më gjerë!
Për hir të së vërtetës, dokumentimi i dhisë së egër është realizuar edhe herë të tjera, por në cilësi që lë për të dëshiruar dhe nga mjete joprofesionale, ose në distanca tepër të largëta!
Vështirësia e fotografimit është jashtëzakonisht e madhe për arsye të habitatit ku jeton. Habitat i karakterizuar nga terreni i thepisur, e lartësia e konsiderueshme e Alpeve, mbi nivelin e detit.
Me shaka Mavriqi thotë se “preferoj më shumë me fotografu djallin se dhinë egër në gjendje të lirë në habitatin e saj natyral!”
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











