Lajme
Fotoja e përbashkët Miss Kosova dhe Miss Serbia ngjall polemika
Mediet serbe reagojnë ndaj një fotoje të Missit të Serbisë me me Missin e Kosovës
Disa media serbe kanë reaguar ndaj një fotoje të përbashkët të bërë në garën për Miss Universe në Rio, në Brazil, mes Miss Kosova, e përfaqësuar nga Afërdita Dreshaj dhe Ana Sharanoviq, Miss Serbia, njofton Top Chanel.
Karshi këtyre reagimeve, bukuroshja serbe është detyruar të justifikohet ndaj fotos në fjalë. Ajo ka theksuar se fotografia është bërë në mes të pushimeve gjatë regjistrimeve dhe se fotografimi me cilëndo femër nuk ka asnjë lidhje me politikën.
Ajo ka thënë se e mbështet politikën e vendit të saj dhe se kjo nuk është pranim, por një kulturë në nivelin personal. “Nëse do të flas zyrtarisht natyrisht që do të them se Kosova është Serbi dhe Jerusalemi serb”, ka thënë Sharanoviq.
Në reagimet e medieve, raportohet se është analizuar po ashtu edhe fytyra e saj, që sipas mediave në fjalë, ka qenë e përmbajtur në fotografi.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











