Lajme
Fotoja e re qeveritare, me sfond rozë, bëhet objekt humori në Zvicër
Fotoja tradicionale që përtëritet për çdo vit të ri, është bërë burim humori dhe interpretimesh të ndryshme në rrjetet sociale
Presidenti i ri Federal, Ignazio Cassis hedh ngjyra të ndritshme në kohë të errëta. Ai, në fotografinë e Këshillit Federal për vitin 2022, me një sfond rozë tregon një vend të larmishëm dhe të lidhur mes vete.
Por, fotoja tradicionale që përtëritet për çdo vit të ri, është bërë burim humori dhe interpretimesh të ndryshme në rrjetet sociale.
Ndërsa fotot e viteve të fundit të Këshillit Federal ishin zakonisht me ngjyra të errëta, presidenti i ri federal Ignazio Cassis ka zgjedhur një sfond rozë, transmeton albinfo.ch. Kështu fotoja përmban një ngjyrim të ndritshëm në këto kohë të zymta, citohet Cassis në një komunikatë nga shërbimet e Këshillit Federal.
Të bashkuar në diversitet
Siç shkruan Kancelaria Federale, Presidenti Federal Ignazio Cassis dëshiron të përdorë këtë foto për të treguar lidhjet e ngushta mes Zvicrës dhe popullit të saj.
“Ashtu si anëtarët e Këshillit Federal, edhe zviceranët ndryshojnë nga origjina, gjuha, kultura dhe mentaliteti i tyre. Dhe, kështu, së bashku, ne jemi Zvicra. Ky diversitet e bën vendin tonë kaq të fortë”, citohet të ketë thënë presidenti federal Ignazio Cassis.
“Kjo vlerë e çmuar është edhe më e rëndësishme sot pasi pandemia e Covid-19 vazhdon t’i vejë para sprovave zakonet dhe durimin tonë. Prandaj, është më e rëndësishme se kurrë të tregojmë se çfarë na lidh dhe jo çfarë na ndan”.
Në foton tashmë kaq shumë të përfolur duken “nënat dhe baballarët e kombit”, të vendosur në një hartë zvicerane, në të cilën janë vizatuar linjat më të rëndësishme hekurudhore nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug.
Secili prej tyre është vendosur në pjesën e hartës që tregon kantonin e tyre.
“Aksidenti” që ka shkaktuar humorin dhe ironinë në rrjetet sociale ka ndodhur në kanalin zyrtar të qeverisë së shtetit, në YouTube. Videoja “bmaking of” ishte e disponueshme atje përpara kohës së zakonshme të publikimit – d.m.th. para orës 12:00, përcjell albinfo.ch. Por ajo u bllokua sërish përkohësisht.
Ndërkaq, deri atëherë komuniteti kishte reaguar, redaktuar dhe komentuar këtë foto në mënyrat më të ndryshme, në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












