Bota
Foxconn, furnizues i Apple, zëvëndëson 50 mijë punëtorë me robotë
Një fabrikë në jug të Kinës, në Kunshan, Foxconn, mijëra punëtorë do t’i zëvendësojë me robotë. Kështu raporton “South China Morning Post”, duke iu referuar një zyrtari të qeverisë lokale. Furnizuesi i Apple ka reduktuar numrin e të punësuarve nga 110.000 në 50.000 për shkak të robotëve. Përveç kësaj, zyrtari i qeverisë tha se 600 kompanitë më shumë do të ndjekin shembullin e Foxconn.
Ky zhvillim nuk është shenjë e mirë për 2.5 milionë banorët e Kunshan të Kinës. Sipas raportit të gazetës, shumica e popullsisë janë punëtorë migrantë, të cilët kanë lëvizur në këtë qytet për të gjetur punë në një nga shumë kompanitë elektronike. Foxconn është me seli në Tajvan, por ka dymbëdhjetë fabrika në Kinë dhe prodhon pajisjet e iPhone dhe iPad. Grupi ka një total prej 1.3 milionë të punësuar, është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë.
Foxconn ka konfirmuar për BBC se kompania angazhon robotët vetëm për detyra shumë të përsëritura. Pra, të punësuarit mund të përqëndrohen në aktivitete me vlerë të lartë në procesin e prodhimit, duke përfshirë kërkimin, zhvillimin dhe kontrollin e cilësisë.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua Policia kantonale e Cyrihut sekuestroi 24,000 bimë - U gjetën armë dhe para, u arrestuan tre... -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë












