Kosova
Franca: Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese siguron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ambasada e Francës në Kosovë ka deklaruar se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të dërgojë draft-Statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Në një përgjigje për T7, thuhet se draft-statutit i propozuar nga Bashkimi Evropian paraqet bazën më të mirë dhe të vetme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ky statut është miratuar plotësisht nga vendet që mbështesin dialogun e udhëhequr nga BE. Ai ofron deri tani bazën më të mirë dhe të vetme për krijimin e Asociacionit”, thonë nga ambasada franceze.
Kjo sipas ambasadës do i jepte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për të themeluar atë dhe do ta siguronte mbështetjen për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për të përmbushur këtë çështje dhe do të demonstronte më tej përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave, që është një nga shtyllat e Këshillit të Evropës, dhe do të ishte prandaj një hap i mirëpritur për të siguruar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, kanë përfunduar nga Ambasada e Francës për T7. /GazetaExpress/
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara Rafinaria Varo Energy në Cressier prodhon benzinë, dizel, kerosen dhe naftë për ngrohje, duke përbërë pothuajse... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës














