Lajme
Franca e cilëson akt terrorist sulmin në Paris
Policia franceze tha të shtunën se kishin ndaluar një individ i cili besohet të ketë qënë dikur shok dhome me personin që sulmoi dy njerëz në Paris pranë ish zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”.
Mbrëmjen e së premtes policia la të lirë një algjerian 33-vjeçar, i cili ishte dëshmitar dhe kishte “ndjekur sulmuesin”, pasi hetuesit vërtetuan pohimet e tij.
Deri mëngjesin e së shtunës, shtatë njerëz ishin të ndaluar në lidhje me sulmin e së premtes, përfshi të dyshuarin si autor të sulmit.
Sulmuesi u identifikua si një burrë 18-vjeçar nga Pakistani, i cili kishte arritur në Francë para tre vitesh si një i mitur i pashoqëruar.
Autoritetet franceze filluan një hetim kundër terrorizmit pas sulmit të së premtes.
Në një intervistë me stacionin televiziv “France 2”, ministri i Brenshëm i atij vendi Gerald Darmanin tha se sulmi ishte, “qartësisht një akt terrorizmi islamik”, shkruan voa, përcjell Albinfo.ch
“Në mënyrë të dukshme, ishte metodë e një terroristi islamik. Nuk ka dyshim se ky është një sulm i ri i përgjakshëm kundër vendit tonë, kundër gazetarëve, kundër shoqërisë tonë”, tha zoti Darmanin.
Prokurori francez kundër terrorizmit, Jean-Francois Ricard, tha se autori i dyshuar ishte arrestuar së bashku me një individ tjetër jo shumë larg nga vendi ku ndodhi sulmi.
Zoti Ricard tha se sulmuesi nuk i kishte njohur viktimat, një grua dhe një burrë nga një kompani prodhimi dokumentarësh të cilët ishin duke pirë cigare gjatë një pushimi. Nuk është ende e qartë motivi për sulmin dhe nëse ai kishte ndonjë lidhje me revistën satirike “Charlie Hebdo”.
Militantët islamikë sulmuan zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në vitin 2015 duke vrarë 12 njerëz. Ndërkohë në Paris po zhvillohet një gjyq për terrorizëm ndaj 14 individëve të akuzuar si bashkëpunëtorë në atë sulm.
Revista “Charlie Hebdo” zemëroi shumë myslimanë duke publikuar karikatura të Profetit Muhamet, dhe para fillimit të gjyqit revista ribotoi disa nga ato karikatura.
Javën e shkuar, policia zhvendosi shefen e burimeve njerëzore të revistës nga shtëpia e saj pasi ajo ishte shenjestër e këcënimeve me vdekje rreth fillimit të gjyqit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës Me ftesë të Ambasadës së Kosovës në Austri, tre autor/e nga Kosova do të mbajnë një... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë Tani do të kërkohen bileta për të marrë pjesë në festival. Kjo ka për qëllim të... -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini














