Lajme
Franca nis me dozën e katërt të vaksinës për njerëzit mbi 80 vjeç
Kjo duhet të zbatohet për ata, vaksinimi përforcues (i tretë) i të cilëve është bërë më shumë se tre muaj më parë
Njerëzit mbi 80 vjeç në Francë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit në Francë. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Jean Castex në një intervistë për gazetën franceze “Le Parisien” mbrëmjen e së shtunës, transmeton albinfo.ch.
Kjo duhet të zbatohet për ata, vaksinimi përforcues (i tretë) i të cilëve është bërë më shumë se tre muaj më parë.
Rreth 58 për qind e njerëzve në Francë kanë marrë tashmë një vaksinë përforcuese.
Ndërsa numri i infeksioneve në Francë kishte vazhduar të bjerë në javët e fundit pas një niveli rekord në fillim të vitit, një numër sërish i madh i infeksioneve është regjistruar sërish së fundmi.
Numri i infeksioneve të raportuara brenda një jave për 100,000 banorë ishte rreth 585 në shkallë vendi. Hapat e mëtejshëm lehtësues do të pasojnë në Francë të hënën.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana












