Shkurt.ch
Franca tejkalon Britaninë, bëhet ekonimia e 5-të në botë
Reuters thotë se Franca ka dalë përpara rënieve të vazhdueshme të paundit pas votimit pro daljes nga BE-ja të britanikëve. Prodhimi i Brendshëm Bruto i Britanisë ishte 1.864 trilionë paund më 2015, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Reuters thotë se Franca ka dalë përpara rënieve të vazhdueshme të paundit pas votimit pro daljes nga BE-ja të britanikëve.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Britanisë ishte 1.864 trilionë paund më 2015, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Kursi mesatar i këmbimit zakonisht përdoret për të bërë krahasimin midis vendeve. Kursi aktual i këmbimit e rendit Francën dukshëm më lart, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Monitor, me rënien e paundit poshtë 1.17 euro për herë të parë që nga 2013, do të thotë që ekonomia britanike është e barasvlefshme me 2.172 trilionë euro, më pak se GDP-ja franceze që ishte 2.182 trilionë euro, vitin e shkuar.
Vota e britanikëve në referendumin e 23 qershorit për të dalë nga BE-ja ka dëmtuar tregjet financiare, tronditi bizneset dhe “ndëshkoi” paundin, që po tregtohej me 1.1650 euro.
Britania dhe Franca, të cilat kanë popullsi të njëjtë, kanë ndërruar pozicionet shpeshherë në klasifikime.
Më 2014 Britania tejkaloi Francën, 6 vjet pasi kriza financiare shkaktoi rënien e paundit dhe lejoi Francën të rifitonte vendin që e kishte humbur më 1997.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












