Shkurt.ch
Francë: Zbulohet një punëtori e madhe e falsifikimit të parave
Janë gjetur 350 mijë kartmonedha të 20 dhe 50 eurove të falsifikuara në vlerë prej më shumë se 9 milionë eurosh
Në një bastisje të bërë të mërkurën nga policia franceze në Paris është zbuluar një punëtori e madhe për falsifikimin e eurove. Bëhet fjalë për punëtorinë e dytë më të madhe falsifikuese, të zbuluar ndonjëherë në Evropë.
Në vendin e zbulimit janë gjetur 350 mijë kartmonedha të 20 dhe 50 eurove të falsifikuara në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 9 milionë eurosh. Të hollat e gjetura janë konfiskuar ndërsa pjesëtarët e bandës janë arrestuar.
Policia konstaton se paratë janë falsifikuar me një “kualitet të lartë” dhe ato nuk janë prodhuar, sikur në shumicën e rasteve, me offset por me teknikë digjitale. 90 për qind të parave janë shpërndarë në Francë e pjesa tjetër në vendet fqinje.
Për çdo vit në Francë zbulohen 30 deri 40 punëtori falsifikimi të të hollave. Franca, sipas policisë së atjeshme është veçanërisht e prekur nga falsifikimi i parave. Por në nivel të Evropës më së shumti para të falsifikuara vijnë nga Italia pastaj nga Bullgaria, Polonia e Lituania.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar












