Lajme
Francezët duan të punojnë në Zvicër, arsyeja pagat e larta
Pothuajse çdo i dyti francez afër kufirit të Gjenevës punon në Zvicër. Arsyeja kryesore është paga më e lartë.
Rreth 314,000 francez aktualisht punojnë në Zvicër dhe Ticino. Ndërsa vetëm në kufirin mes dy shteteve 177,000 punonjës.
Kjo ka ndikuar jo mirë tek sipërmarrësit francez.
Jean Benoît-Guyot drejton një biznes hidraulik në komunën franceze të Saint-Julien-en-Genevois, pikërisht në kufirin me kantonin e Gjenevës. Ai thotë se menjëherë mund të punësojë të paktën pesë punonjës të tjerë, por nuk mund të gjejë. Ai madje duhet të luftoj që t’i mbaj punonjësit e tij, shkruan srf.ch, përcjell albinfo.ch,
“Të gjithë duan të punojnë në Zvicër. Ne trajnojmë të rinjtë dhe përqendrohemi në cilësi të lartë. Por specialistët kërkohen edhe në Zvicër.”, thotë ai
Paga shumë më e lartë në Zvicër, tërhoqi edhe Kévin Lecoq, i cili jeton afër kufirit me Kantonin e Jura. Në fund të shkollimit të tij për gatim, ai as nuk kërkoi punë në Francë, por shkoi direkt në Zvicër. Sot ai punon me katër francezë të tjerë në një piceri në Saignelégier në Kantonin Jura.
“Nëse shtojmë gjithçka që duhet të paguhet në taksa, përsëri kemi një herë e gjysmë pagën franceze.”
Ekspertët e fushës thonë se edhe nëse kompanitë franceze afër kufirit rrisin pagat e punëtorëve, taksat janë prapë shumë më të larta në Francë sesa në Zvicër. Ata nuk mund të bëhen konkurrues me shtetin fqinjë.
Sipas parashikimeve, kërkesa për punë në Zvicër do të vazhdojë të rritet edhe në vitet e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?













