E-Diaspora
Francezët në mbështetje të familjes shqiptare
Banorët francezë i kanë dalë në mbrojtje një familje shqiptare, që po përballet me dëbimin nga vendi.
Ishin më shumë se 100 banorë vendas që u mblodhën përpara shkollës së “Polle a Cherbourg” në Manche në mbështetje të kësaj familje shqiptare me katër fëmijë të quajtur Artan, Olsa, Klela dhe Anxhela, përcjell albinfo.ch.
Mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze për të dëbuar këtë familje që është integruar me jetesën në Francë, raporton “TV Klan”.
Çifti shqiptar arriti në Cherbourg të Francës në shtator të vitit 2017 dhe në dhjetor të vitit të kaluar iu refuzua kërkesa për azil. Dëbimi i tyre është planifikuar për të premten (sot) më 12 janar.
“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, ka thënë një prej mësuesve të shkollës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër














