Shkurt.ch
Frangu po bëhet edhe më i fortë
Ky është një lajm i mirë për të gjithë zviceranët që blejnë dhurata për festat e fundvitit përtej kufirit ose të kalojnë pushimet e tyre jashtë vendit. Euro ka rënë tashmë nën 1.07 kundrejt frangut zviceran. Ky është niveli më i ulët që nga gushti 2015.
Nuk është çudi, ngase frangu është konsideruar gjithmonë si një strehë e sigurt në kohë të pasigurta.
“Fluturimi i frangut zviceran vazhdon”, shkruajnë nga Banka kantonale e St. Galenit në një koment këmbimi valutor, përcjell albinfo.ch.
“Euro ishte poshtë 1.08 franga”. Kjo është për shkak të ndërhyrjes së Bankës Nacionale të Zvicrës SNB, shkruajnë ekspertët e këmbimit të Bankë kantonale të St. Gallenit.
Arsyeja kryesore për dobësinë e euros është forcimi i dollarit amerikan, pas fitores së papritur të Donald Trump për presidentin të ri të SHBA-së.
Dollari ishte vlerësuar deri në 1,0002 franga.
Presidenti amerikan Trump dëshiron shkurtimin e taksave dhe rritjen e shpenzimeve të qeverisë. Analistët besojnë se ekonomia dhe inflacioni do të jenë shtyrë si rezultat i kësaj. Prandaj, normat e interesit për bonot amerikane janë rritur ndjeshëm.
Për industrinë zvicerane, nga ana tjetër, forcimi i frangut është një zhvillim jo i mirë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












